18 VITE NGA MARRËVESHJA E KONÇULIT, MUSLIU PËRKUJTON DHE MALLKON

Origjinali: Kenneth Quinlan, Ninoslav Krstiq dhe Nebojša Čović përpara se forcat Serbe të hyjnë në Zonën e Sigurisë Tokësore; KFOR patrullon pranë kufirit serb duke kërkuar armë dhe demilitarizuar rajonin

Në këtë datë 18 vite më parë, pas tri orёsh bisedimesh me tё dёrguarin e posaçёm tё Sekretarit tё pёrgjithshёm tё NATO-sё, Piter Feith,  mё 20 maj 2001, rreth orës 15.15 minuta nё Shtabin e Pёrgjithshёm tё UÇPMB-sё nё Konçul, u nёnshkrua Marrёveshja pёr armëpushim nё Kosovёn Lindore.


Këtë përvjetorë e ka kujtuar kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, z.Shqiprim Musli, i biri i të ndjerit Junuz Musliu, e që gjatë asaj kohe udhëheqte Këshillin Politik të UÇPMB-së.  Nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, Musliu e ka quajtur “ngjarje të rëndësishme, kur pushuan armët për t’i hapur rrugë proceseve paqësore politike për zgjidhje e problemeve në Luginën e Preshevës”.

Ai gjithashtu përmes këtij postimi mallkon “të gjithë ata që e penguan implementimin e Marrëveshjes së Konçulit” siç thot Musliu, por pa  i vënë emër të përvetshëm.

“Një nga parimet e Marrëveshjes është që: shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë të drejtën Universale që të mbrojnë identitetin e tyre.Pastaj, konsideroj që: duke u vënë në ndjekje të ushtarëve çlirimtarë shqiptarë, qeveria e Serbisë e ka shqelmuar “Marrëveshjen e Konçulit”, ajo, tani e tutje e ka humbur efikasitetin e saj, edhe për ata që dikur e besonin verbërisht!”, shkruan mes tjerash Musliu në llogarin e tij në facebook.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë:

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”