REAGOJNË PARTIË POLITIKE KRYESORE PËR INCIDENTIN NË LEVOSOJË

Pas publikimit të lajmit se gjatë ndeshjes në mes të K.F. “Lugina” dhe klubit nga Levosoja, në fushën e kësaj të fundit, futbollistët dhe stafi i K.F. “Lugina” u sulmuan dhe pësuan lëndime fizike. Këtij sulmi fizik ndaj lojtarëve të K.F. “Lugina” i paraprinë fyerjet në baza racore e kombëtare, kanë reaguar partitë kryesore shqiptare në Luginë.

Partia për Veprim Demokratik thotë se është “E dhimbshme kur klima diskriminuese dhe fyese ndaj pakicës Shqiptare në Serbi në rrafshin politik reflekton edhe në art, kulturë dhe sport. Aq më e rëndë kur kjo urrejtje arrin deri edhe në sulme fizike, sikur rasti i ditës së djeshme.

“Andaj, me këtë rast, dënojmë autorët e këtij incidenti, qoftë edhe vetë klubi nga Levosoja si nikoqir i kësaj ndeshje të japin përgjegjësi në mënyrë që raste të ngjashme si ky të mos përsëriten asnjëherë në të ardhmen. Komuna e Bujanocit do të kërkojë raport zyrtarë nga KF Levosoja, për këtë incident, kjo edhe për arsye se edhe klub, sikurse klubet tjera në territorin e komunës, financohet dhe ndihmohen nga Buxheti, mjete këto që janë të destinuara për të ruajtur e kultivuar bashkëjetesën e jo për të mbjellë urrejtjen.” thuhet më tutje në reagimin e Partisë për Veprim Demokratik.

Përveç PVD-së, në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe Partia Demokratike Shqiptare.

Të turpshëm dhe racist e kanë cilësuar Partia Demokratike Shqiptare, rastin e sulmit mbi futbollistët e klubit “Lugina” i ndodhur në Levosojë të Bujanocit.

“Partia Demokratike Shqiptare e dënon ashpër dhunën e ushtruar dhe e cilëson si akt qyqar e primitiv të shprehur në këtë ndeshje futbolli, ku shprehet ndjenja e mos durimit të përkatësisë Shqiptare edhe në këtë segment të jetës. Ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë të ndriçojnë këtë rast dhe të merren masat përkatëse ndaj atyre që shkaktuan këtë sulm ndaj futbollistëve shqiptar” thuhet në reagimin e Partisë Demokratike Shqiptare në facebook.

Në emër të Alternativës për Ndryshim reagimin e ka bërë i pari i komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi. Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se ” Sulmi fizik ndaj futbollistëve të KF Lugina është akt i papranueshëm për ne e sidomos meqë ka për bazë përkatësinë etnike të lojtarëve të klubit tonë.”

“Brohoritjet nacionaliste në arena sportive nuk kanë vend dhe nuk e ndalin suksesin e KF Lugina. Do të kujdesemi që ankesat për këtë akt të adresohen në instancat më të larta” ka vazhduar reagimi i kryetarit të Preshevës, i cili përfundon me apelin e kryetarit drejt futbollistëve të KF “Luginës” që të vazhdojë të tregojnë kualitet sportiv duke marrë garancat se mbështetja e komunës së Preshevës nuk do të mungojë.

Derisa përveç liderëve politik, reagim për këtë çështje ka pasur edhe nga kryetari i Këshilli Nacional Shqiptar në facebook, ku thuhet se “me kujdes po përcjellë situatën dhe shpreh shqetësimin e tij lidhur me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi.”

“Gjatë ndeshjes futbollistike në mes të K.F. “Lugina” dhe klubit nga Levosoja, në fushën e kësaj të fundit, futbollistët dhe stafi i K.F. “Lugina” u sulmuan dhe pësuan lëndime fizike. Këtij sulmi fizik ndaj lojtarëve të K.F. “Lugina” i paraprinë fyerjet në baza racore e kombëtare. ” thuhet në reagimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të Këshillit Kombëtar Shqiptar:

DHUNA ËSHTË E PAPRANUESHME 

Këshilli Kombëtar Shqiptar me kujdes po përcjellë situatën dhe shpreh shqetësimin e tij lidhur me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi.

Gjatë ndeshjes futbollistike në mes të K.F. “Lugina” dhe klubit nga Levosoja, në fushën e kësaj të fundit, futbollistët dhe stafi i K.F. “Lugina” u sulmuan dhe pësuan lëndime fizike. Këtij sulmi fizik ndaj lojtarëve të K.F. “Lugina” i paraprinë fyerjet në baza racore e kombëtare. 

Keto janë vetëm tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti dhe rritjes së shqiptarofobisë në Serbi.

Pas rastit me furrën e bukës “Roma” të Mon Gjura në Borçë të Beogradit më 27.04.2019, rastet të tjera : si lokali i furrtarit Halit Osmanaj në Dollova të Pançevës më 21.03.2019; Grafitet e marsit në Zrenjanin, “vrit shqiptarët”; Apo edhe rasti i lokalit të furrtarit Riza Likaj në Çallarevë të Baçka Pallankës më 03.12.2018, gjatë së diel u shënua edhe një rast i sulmit në baza etnike ndaj shqiptarëve në Serbi.

Andaj, me këtë rast, dënojmë autorët e këtij incidenti, dhe urojmë që autoritetet të kujdesen që raste të ngjashme si ky të mos përsëriten asnjëherë në të ardhmen.

Kurse futbollistëve të dëmtuar n m i uroj shërim të shpejtë, kurse K.F. “Lugina” i uroj suksese të mëtutjeshme, duke shpresuar që ky rast të shërbejë për motivim shtesë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar
Ragmi Mustafa

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”