Vulin nga Dobrosini: Kemi kontroll të plotë mbi vijën administrative

Të gjithë anëtarët e Ushtrisë Serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore po përmbushin të gjitha detyrat e tyre dhe kontrollojnë plotësisht vijën administrative në përputhje me Marrëveshjen Teknike Ushtarake, tha Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin pas vizitës në bazën “Dobrosin”, që gjindet në kufirin e Serbisë me Kosovën, e që në Serbi njihet si Zona e Sigurisë Tokësore.


“Ushtria Serbe është në gjendje të sigurojë paqe, siguri, respekt për ligjin për të gjithë qytetarët e vendit tonë, pavarësisht nga feja apo kombësia e tyre” ka thënë Vulin pas vizitës.

Pasi prezantoi një pjesë të aftësive operacionale dhe aftësitë ushtarake në rast të ndonjë sulmi në këtë bazë, komandanti i bazës “Dobrosin”, togeri Janos Kardos, theksoi se pjesëtarët e Ushtrisë Serbe të angazhuar në këtë bazë kanë kaluar nëpër trajnime para se të dërgoheshin në këtë zonë, me qëllim të kryerjes së obligimeve dhe detyrave të marra.

Baza e Dobrosinit është gjendet në kufirin e Serbisë me Kosovës, zonë në fshatin Dobrosin, rreth 16 kilometra larg nga Bujanovac, e që në Serbi thirret si vija administrative ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në fillim të janarit 2000, në këtë fshat u themelua Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Related posts

PS kryeson bindshëm deri tani, reagon Edi Rama

Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

/