Hoti zbulon se çfarë tema do të diskutojnë sot me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë

Delegacioni i Kosovës është nisur për në Shtëpi të Bardhë aty ku do të mbahet takimi i parë me Serbinë me ndërmjetësimin amerikan, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.


Kryeministri Avdullah Hoti para mediave ka deklaruar se sot do të diskutojnë për ekonomi.

“Do të keni informata sapo të kryejmë raundin e parë të takimit. Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç për njohje, marrëveshja e sotme për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër”, ka thënë kryeministri.

Gazeta Express dhe T7 raportojnë nga Uashingtoni se në këtë takim, përveç kryeministrit Avdullah Hoti do të marrin pjesë edhe koordinatori për dialogun, Skender Hyseni, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe zv.kryeministrja Albulena Balaj Halimaj.

Për në Uashington kanë udhëtuar tetë persona si pjesë e delegacionit të Kosovës, mirëpo, disa prej tyre nuk do të jenë pjesë e takimit të sotëm.

Në takim ndërkaq nikoqir do të jenë këshilltari për Siguri i presidentit amerikan, Rorbert O’Brien si dhe emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Pak para takimit Kosovë-Serbi, ka folur edhe Richard Grenell

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka thënë se Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim të ekonomisë si shansë për të krijuar një ekonomi që sjellë përtim.

Grenell ka shkruar në Twitter se është i fokusuar tek njerëzit e rinjë që duan punë dhe karrierë dhe për këtë do të shtyejë përpara agjendën ekonomike duke lënë anash politikën.

“Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim të ekonomisë dhe shansë për të krijuar një ekonomi që sjellë përtim. Sot jam i fokusuar tek njerëzit e rinjë që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe do ta shtyejë përpara këtë agjendë. Le ta lëmë politikën anash”, ka shkruar Grenell.

Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke thënë që tashmë do të marrin frymë lirshëm që të gjithë, për shkak të mbështetjes së Amerikës dhënë Kosovës.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë