Hoti dhe Vuçiq arrijnë në Shtëpinë e Bardhë për takimin e parë bilateral

Këshilltari për për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka njoftuar se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë sapo kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e parë bilateral.


Ai përmes një postimi në Twitter tha se shteti amerikan është i gatshëm që të lehtësojë këtë proces.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet Serbi-Kosovë. SHBA-ja është e gatshme të lehtësojë normalizimin ekonomik”.

Ky takim bilateral po mbahet sot para takimit të 4 shtatorit. Dy liderët janë pritur nga ambasadori Richard Grenell./KlanKS

Related posts

Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

Deputetët e posazgjedhur sot tentojnë për të 12-tën herë ta çbllokojnë Kuvendin

/