Sot, Partia Demokratike Shqiptare përmes një postimi në faqen e saj në facebook të shoqëruar me fotografi, ka akuzuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, për keqpërdorimin e pushtetit në shërbim të familjarëve të tij.
Pas akuzës së bërë nga ana e PDSH-së për kryetarin e Preshevës, kinse ka shfrytëzuar veturën zyrtare për të i kryer shërbim njërit prej prindërve të tij, Suat Bajrami, vozitësi i të parit të komunës ka reaguar në facebook duke demantuar PDSH-në.
Bajrami përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se akuzat e PDSH-së janë të paqëndrushme pasi që në fotot që ka publikuar kjo parti janë prindërit e tij.
Suat Bajrami gjithashtu ka akuzuar PDSH-në duke ia rikujtuar qeverisjen 12 vjeçare.
Në vazhdim mundë ta lexoni postimin e plotë të vozitësit personal të kryetarit të komunës në facebook:
Të nderuar,
Ne foton qe e publikuan Partia Demokratike Shqiptare Une deklaroj se kam qen ne foto bashke me prinderit e mi, e jo Shqiprim Arifi apo prinderit e tij.
Ne te njejten dite kam pasur detyre dhe obligime zyrtare qe i kam kryer zyrtarisht me vetur te komunes dhe po te njejten dite duke u kthyer per ne Presheve kam hyr ne aeroportin e Nishit dhe i kam marr prinderit e mi te cilet jane ne moshe te shtyer dhe kane pas nevoj per ti marr mi sjell ne shtepi.
Ne nje krize pandemike te tille, ndihma per personat e shtyrë ne moshe e qe edhe jane me te rrezikuarit nga virusi, qe këtë herë kane rastisur te jene prinderit e mi, kjo paraqet vetëm kursim kohor. Ashtu sikurse kemi vepruar me çdo qyetare qe ka pasur nevoje per ndihmë te tille.
Po ju qe nuk jeni mesu me e ndar te miren me te keqen dhe te drejten me te padrejten, kjo gjithmon mbetet ne syt e juaj si e keqe dhe e padrejt, sikur ju qysh keni me mbet te padrejt dhe te keqij ne shpifjet e juaja.
Është tashmë i qartë ndryshimi, si në qeverisje e po ashtu edhe ne menaxhimin e Komunës se Preshevës qe nga ardhja e Alternativës në pushtet.
Kritika, sharje, ofendime etiketime të llojllojshme nga pikërisht keqmenaxhuesit qe në mënyrë perfide udhëhoqën për 12 vite rreshtazi, duke zhvatur deri në mundesin e fundit buxhetin e Komunes se Preshevës, tani po flasin per “”keqperdorim te vetures””! vetem per poena politik, duke harruar qe pikerisht kryetari i juaj, per vite me radhe ka udhetuar per te ligjeruar ne Universitet
e keshtu me rrall…