REDUKTOHET ORARI I PUNËS SË ADMINISTRATËS PUBLIKE NË KOMUNËN E PRESHEVËS

Komuna e Preshevës ka njoftuar qytetarët se përshkak situatës së krijuar me koronavirus dhe shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme në territorin e komunës së Preshevës ka sjellur vendim që të reduktohet orari i punës për punëtorët e Administratës komunale.


Njoftimi i plotë nga Komuna e Preshevës

Komuna e Preshevës njofton qytetarët se është reduktuar orari i punës në administratë por edhe puna me palë do të jetë me orar të reduktuar.

Për punëtorët e administratës orari i ri i punës do të jetë 08 deri 14, ndërsa puna me palë 10 deri 13.

Orari i shkurtuar vjen pasi që gjendemi në Situatë të Jashtëzakonshme, gjithashtu faleminderojmë për mirëkuptim qytetarët e komunës sonë.

Related posts

Sot në Preshevë mbahet seanca e II-të e Kuvendit të Komunës

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

/