VIZIONI PËR ZHVILLIM DHE KOOPERIM DHURON BUKË PËR ÇDO FAMILJE NË BUKUROC

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim gjatë muajit të Ramazanit do të dhuron bukë pa pagesë për çdo familje nevojtare në Bukurocë.


Projekti humanitar vjen në një periudhë kur shumë familje kanë nevojë për ndihmë si pasojë e pandemisë nga koronavirusi.

Vizioni për zhvillim dhe kooperim i faleminderon donatoret vllezërit Mentor & Jeton Junuzi , i njofton banorët se mund te marrin bukë gjatë gjithë muajit të Ramazanit në marketin “ STR ALDI “ në Bukurocë.

Duke e vlersuar situatën në të cilën gjindet vendi në kohë pandemie , jemi duke u angazhuar që këtë projekt me ndihmen e donatorve ta implementojm edhe në disa vendbanime në Luginën e Preshevës.

Related posts

Sot në Preshevë mbahet seanca e II-të e Kuvendit të Komunës

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

/