VENDIMI PËR NDALIMIN E PUNËS SË BIZNESEVE NË FUSHËN E GASTRONOMISË NUK BAZOHET NË ASNJË LIGJ

Foto: facebook.com

Të hënën, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës ka përcaktuar masa të reja për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19, mes tjerash edhe kufizimin e orarit të punës së bizneseve në fushën e gastronomisë të cilat ofrojnëshërbimet në teritorin e Preshevës nga ora 20:00 deri në ora 05:00 gjatë situatës së jashtëzakonshme.


Një ditë më vonë, përmes një opinioni të titulluar “Gastronomëve, Zoti u ndihmoftë!”, aktivisti i shoqërisë civile Abdulla Ahmedi u ka dalë në mbrojtje këtyre bizeseve duke kundërshtuar vendimin për mbylljen e tyre, gjë e cila siç duket ka shtyrë Shtabin lër situata të jashtëzakonshme më 23.07.2020, të e ndryshojnë vendimin duke e futur në listën e kufizimit të orarit të punës edhe bizneset si bastoret -automat klubet – kazinove etj. 

Mirë por, në tekstin e konkluzionit vërehet se Shtabi për situata të jashtëzakonshme është thirrur vetëm në Rregulloren e punës së shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme të datës 30.12.2019, respektivisht nenin 12 alinea 3, duke mos e bazuar këtë konkluzion as në ligjet në fuqi që rregullojnë gjendjen e jashtëzakonshme, e as në Urdhëresën për masat për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së sëmundjes ngjitëse Covid19.

PreshevaPRESS ka raportuar se pronarët e lokaleve të bizneseve në fushën e gastronomisë janë duke pregatitur reagim publik për të kundërshtuar këtë vendim, pasi që tash e katër ditë kanë pritur realizimin e një takimi me të parin e Preshevës, i cili nuk ka treguar gatishmëri.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”