ILIR SADRIU: NË KOHË PANDEMIE ARIFI HARXHON 40.000 € PËR VETURË TË RE

Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, nënkryetari i PDSH-së, Ilir Sadriu, ka bërë të ditur se Komuna e Preshevës ka lidhur kontratë për blerjen e një veture luksoze për nevojat e kryetarit me vlerë prej afro 40.000,00 euro.


Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Sadriut në facebook:

Pa koment!

Komuna e Preshevës, në kohë pandemie, me datë 22 korrik 2020 në portalin e prokurimeve publike, njofton se për nevojat e Kryetarit, ka thurrur kontratë për furnizim me automjet luksoz (Škoda Superb FL L&K 2,0 TDI CR TDI DPF 140kW/190KS 4×4 DSG) në vlerë 3.820.200,00 dinarë pa TVSH, respektivisht 4.584.240,00 dinarë me TVSH apo 39 mijë Euro.

Related posts

KKSh publikon rezultatet paraprake të thirrjes për bursa studentore

Këshilltari i Presidencës së Kosovës: Tri provokimeve në Luginë: “Veprime të planifikuara dhe të rrezikshme

Dokument / Shkresa zyrtare e Sinanit dërguar ministrit Daçiq për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan

/