VENDIMI I KOMUNËS SË PRESHEVËS PËR MBYLLJEN E BIZNESEVE TË GASTRONOMISË ANTILIGJOR !?

Të hënën, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës ka përcaktuar masa të reja për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19.


Në kuadër të masave të marra, Komuna e Preshevës ka urdhëruar mbylljen e bizneseve në fushën e gastronomisë të cilat ofrojnëshërbimet në teritorin e Preshevës nga ora 20:00 deri në ora 05:00.

Marrë për bazë nenin 9a të Urdhëresës së Qeverisë së Serbisë (G.Zyrtare e RS nr.100 të datës 16.07.2020), konkluzioni për mbylljen e këtyre bizneseve është antiligjor dhe në kundërshtim me Urdhëresën e Qeverisë.

– kufizohet orari i punës për objektet gastronomisë të cilët nuk kanë terraca (bahçe) dhe klubeve të natës, ashtu që ata objekte nuk do të punojnë nga ora 21.00 deri në ora 06.00 e ditës së ardhshme

– kufizohet orari i punës për objektet e gastronomisë të cilët kanë terraca (bahçe), ashtu që ata objekte nuk ofrojnë shërbimet e gastronomisë në pjesën e mbyllur të objektit nga ora 21.00, derisa në pjesën e hapur të objektit (terracë / bahçe) nga ora 23.00 deri në ora 06.00 të ditës pasuese. 

Marrë për bazë që çdo komunë duhet marrë për bazë vendimet e Qeverisë, ligjet në fuqi dhe kushtetutën e shtetit, sa herë që nxjerr një vendim komunal, shihet qartë se vendimi për mbylljen e bizneseve të gastronomisë është në kundërshtim me nenin 9a të Urdhëresës së Qeverisë së Serbisë (G.Zyrtare e RS nr.100 të datës 16.07.2020).

Edhe sikurse Komuna e Preshevës do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme para se Qeveria e Serbisë të sjellte Urdhëresën për masat për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së sëmundjes ngjitëse Covid19, sikurse që ka ndodhur me shumë komuna e qytete të tjera, është e obliguar që masat e marra të harmonizohen me nenin 9a të kësaj urdhërese.

PreshevaPRESS ka parashtuar pyetjen zyres për komunikim me mediat në kuadër të Qeverisë së Republikës së Serbisë në lidhje me këtë konfuzion, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”