SHPËRNDAHEN MASKA FALAS NËPËR DISA XHAMI DHE INSTITUCIONE

Anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar së bashku me disa të rinj vullnetar nga Presheva gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë mjete mbrojtëse: maska, dezinfektues si dhe kostume mbrojtëse(skafandra) për mjekët dhe infermierët e Covid ambulantës në Preshevë, gjithashtu janë ndarë maska nëpër xhamitë e Preshevës para lutjeve të së premtes (faljes së Xhumasë).


Kjo iniciativë e ndërmarr nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Boshnjak në Serbi, donacion nga Republika e Turqisë vije pas rritjes së numrit të të infektuarve në Luginë të Preshevës muajin e fundit, e ku shihet nevoja e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Respektimi i masave, mbajtja e distancës sociale, vendosja e maskave si dhe mirëmbajtja e higjienës duhet të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në luftën kundër Covid-19.

Vlen të theksohet se mjete të njëjta mbrojtëse do të shpërndahen edhe në Bujanoc ditëve në vijim.

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/