Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës ka mbajtur takimin e radhës, njoftim ky i bërë publik në faqen e Komunës së Preshevës në rrjetet sociale.
Në mbledhjen e mbajtur, Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës, ka shqyrtuar dhe analizuar situatën që po kalon Presheva në gjendjen e jashtëzakonshme.
Përveç tjerash ky shtab që vepron në kuadër të Komunës së Preshevës gjatë kësaj mledhje ka analizuar edhe çështjen e zbatimit të konkluzioneve që janë marrë në mbledhjet e kaluara.
Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë gjatë mbledhjes së sotme, pas diskutimeve tjera ka nxjerrë edhe konkluzione shtesë sikurse:
1. SHFUQIZOHET KONKLUZIONI NR.11 I SHTABIT KOMUNAL PËR S.J. I DATËS 18.3.2020. -IV-01-82-16/20 DHE LEJET E PËRKOHSHME TË LËSHUARA NGA SHTABI KOMUNAL PËR S.J. ME NR. IV-01-82-17 TË DATËS 18.3.2020. TË ZËVËNDSOHEN ME APLIKIM TË DREJTËPËRDREJTË TË PERSONAVE FIZIK DHE JURIDIK NË MINISTRITË PËRKATËSE NË FORMË EKTRONIKE NË KËTO ADRESA: VANREDNOSTANJE@PRIVREDA.GOV.RS DHE HTTPS:// REGISTAR-UZB.RS/AGROMERE – 064/88-18-486.
2. KOMUNA E PRESHEVËS NË BASHKËPUNIM ME ENTIN PËR SHËNDETIN PUBLIK TË BËJË DEZINFEKTIMIN E HAPËSIRAVE TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE KU THEMELUES ËSHTË KK PRESHEVË – HAPËSIRAT E KOMUNËS, SHTËPISË SË KULTURËS, BIBLIOTEKËS SË QYTETIT, N.P.”MORAVICA”DHE QENDRËS PËR PUNË SOCIALE NË PRESHEVË.
3. INSTITUCIONEVE TJERA PUBLIKE E PRIVATE, KU KA GRUMBULLIM TË QYTETARËVE (POSTA, BANKA KOMERCIALE, EPS-I, MARKETET, FURRAT E BUKËS, BARNATORET ETJ.), T’IDËRGOHET SHKRESË ZYRTARE PËR DEZINFEKTIMIN E HAPËSIRAVE TË TYRE, SI DHE ORGANIZIMIN E SHËRBIMEVE TË TYRE, SIPAS RREGULLAVE DHE VENDIMEVE TË NDËRMARRA DERI MË TANI, KU SIGURIA E QYTETARËVE TË KOMUNËS SONË TË JETË E GARANTUAR.
4. NGA ANA E QENDRËS PËR PUNË SOCIALE, KRYQIT TË KUQ DHE FONDIT PËR QËLLIME HUMANITARE, TË PËRPILOHEN LISTAT E QYTETARËVE / FAMILJEVE QË KANË NEVOJË PËR NDIHMË NË ARTIKUJ USHQIMORË
5. TË ORGANIZOHET TAKIMI ME KRYETARËT E BASHKËSIVE LOKALE APO TË BESUARIT E SC DHE NDIHMËSIT E TYRE, ME QËLLIM TË KOORDINIMIT TË AKTIVITETEVE MES SHTABIT KOMUNAL PËR S.J. ME BASHKËSITË LOKALE TË KOMUNËS SONË, SI DHE PËRPILIMIN E LISTËS SË PËRBASHKËT TË FAMILJEVE QË KANË NEVOJË PËR PËRKRAHJE NË ARTIKUJ USHQIMORË DHE MEDIKAMENTE.
6. NË FUND TË ORARIT TË PUNËS, TË GJITHA INSTITUCIONET PUBLIKE TË KOMUNËS SONË TË PËRPILOJNË RAPORT DITOR MBI AKTIVITETET E TYRE TË REALIZUARA, QË LIDHEN ME MASAT E MARRA PËR MBROJTJE NGA COVID-19.