VAZHDOJNË PREMTIMET PËR HAPJEN E KUFIRIT MIRATOC – LLOJAN

Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi, në kabinetin e tijë gjatë orëve të mbrëmjes ka pritur dje në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Jorn Eugene Gjelstad.


Arifi fillimisht i ka uruar mirëseardhje për herë të parë Ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë të emëruar në Nëntor të vitit të kaluar.

Edhe pse kjo ishte vizita e tijë e parë, Ambasadori i ri ishte i njoftuar në detaje me rrethanat dhe problematikat e Komunës sonë dhe regjionit në përgjithësi, thotë për preshevacom kryetari Arifi.

Pas takimit me diplomatin norvegjez na gëzoi fakti që përkushtimi i Ambasadës së Norvegjisë për hapjen e kufirit Miratoc Llojan vazhdon të shprehet me synime të qarta në realizimin e suksesshëm të kësaj iniciative.

Ambasadori norvegjez është informuar rreth problematikave të ndryshme siç janë:

Mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës, rikthimi i gjykatës themelore në Komunën tonë, tekstet shkollore etj , thotë kryetari i Preshevës.

Në fund Ambasadën Norvegjeze faleminderuam në veçanti për angazhim në realizimin e projektit të ujit të pijshëm dhe hapjen e kufirit Miratoc- Llojan ka potencuar Arifi.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”