Për 32-vjeçaren iraniane Shohreh Bayat, Kampionati Botëror i Shahut për gratë ishte menduar të ishte një pikë kryesore e karrierës.
Ishte hera e parë për të që ajo do të ishte gjyqtarja kryesore në një turne kaq të madh.
Por kjo arritje është zbardhur nga polemika pas qarkullimit të një fotografie të realizuar në Shanghai ku Bayat shfaqet pa shami.
Tani ajo ndihet e pasigurt për t’u rikthyer në Iran, ku gratë mund të arrestohen për shkeljen e kodit të rreptë të veshjes islamike.
“Kam ndezur celularin dhe pashë që fotografia ime ishte kudo [në mediat iraniane]. Ata pretendonin se nuk kisha shami dhe se doja të protestoja kundër hixhabit,” tha Bayat për BBC.
Ajo thotë se në të vërtetë po e mbulonte kokën ashtu si gjithmonë në turnet ndërkombëtar, pavarësisht se nuk pajtohej me rregullin.
“Unë isha duke e mbajtur sepse jetoj në Iran. Nuk kam zgjidhje tjetër”, u shpreh ajo.
Fotografitë që qarkullojnë në internet po shfaqen nga mediat shtetërore të Iranit dhe tregojnë se shalli i Bayat siç duket ishte i hedhur mbi supet e saj dhe jo mbi flokët. Në fotografi të tjera nga e njëjta ditë, koka e saj është e qartë – megjithëse lirshëm – e mbuluar.
Pas kësaj ajo thotë se është shumë e rrezikshme për t’u rikthyer në familjen e saj.
“Ka shumë njerëz në burg në Iran për shkak të shamisë. Është një çështje shumë serioze. Ndoshta ata do të duan të bëjnë një shembull për mua,” shpjegon ajo, duke shtuar se ajo kishte “tërësisht panik” kur pa reagimet në internet .
Federata Ndërkombëtare e Shahut (Fide), nuk e ka komentuar zyrtarisht situatën, pasi Bayat nuk ka thyer asnjë nga rregullat e saj./tch