Ushtria në gjendjen e jashtëzakonshme, lokacionet ku mundeni të hasni në ushtrinë serbe

Burimi: Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura të Serbisë do të angazhohen në sigurimin dhe kontrollin e objekteve publike, spitalet ku bëhet kontrolli i të infektuar potencial dhe trajtimi i personave të sëmurë, si dhe në vendkalimet kufitare, në mënyrë që të ndihmojnë autoritetet kompetente shtetërore në kontrollin kufitar.


Ushtarët e ushtrisë serbe gjithashtu do të angazhohen në vendet ku vlerësohet se ka një rritje të lëvizjes  së njerëzve gjatë aktiviteteve të rregullta në vende të ndryshme, siç janë stacionet e autobusëve dhe trenave, aeroportet, postat dhe objektet e ngjashme, u tha në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas deklaratës, Ushtria e Serbisë është duke marrë të gjitha masat për të mbrojtur kundër infeksionit viral Covid-19 në përputhje me rekomandimet e shërbimeve kompetente, dhe është e gatshme të përmbushë të gjitha detyrat që merr me qëllimin e mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në Serbi.

Urdhrin për angazhimin e ushtrisë serbe në mbështetjen e autoriteteve civile me qëllim të  parandalimit të përhapjes së infeksionit tani më viral Covid-19, u nxor nga kompetencat e tyre përkatëse nga ministri i mbrojtjes Aleksandër Vulin dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe,  Milan Mojsilovic, thuhet në deklaratë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Serbi u shpall të dielën nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vendim i marrë për të parandaluar përhapjen e infeksionin me koronavirusin Covid19.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak