Dokumentet pa afat do të vazhdojë të jenë të vlefshëm, mbyllen sportelet e policisë

Sportelet për lëshimin e dokumenteve personale nuk do të punojnë që nga nesër në përputhje me vendimin e Qeverisë së Serbisë, tha Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanovic.


Ministri Stefanovic ka theksuar që administrata për punët administrative nuk do të pranojë asnjë kërkesë për zgjatjen e dokumenteve personale dhe se paralelisht me kohëzgjatjen e këtij vendimi dokumentet personale me afat të skaduar do të jenë të vlefshëm.

Nga ana tjetër, Stefanoviç u kërkoi atyre qytetarëve që kanë nevojë për ndonjë dokument të ri, që për të kontaktuar Ministrinë e Brendshme të zgjedhin mënyrën elektronike në adresën e emailit upravazaupravneposlove@mup.gov.rs dhe të presin udhëzime të mëtejshme, tha MPB e Serbisë në një deklaratë.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak