UDHËHEQJA E PVD-së NË PRIZREN ME RASTIN E 141 VJETORIT TË LIDHJES SË PRIZRENIT

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka shtroi një drekë për nderë të 141 vjetorit tē Lidhjes së Prizrenit.


Të ftuar ishin edhe disa nga politikanët e Luginës, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi dhe nënkryetarja e PVD-së, Ardita Sinani, si dhe personalitete tjera publike të jetës politike nga Kosova, Maqedonia Mali i Zi e Serbia, siç ishin; ish-kandidati për President të Maqedonisë së Veriut Prof.Blerim Reka si dhe kryetari i SDA- Sanxhak Sulejman Ugljanin, kryetari i Këshillitn Kombëtar Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika e plot figura të tjera politike.

“Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit që kanë ardhur nga Tuzi e Pllava, Tirana e Vlora, Shkupi, Tetova, Presheva dhe nga të gjitha vendet e Kosovës. Kjo është dëshmi e lidhjes sonë, kjo është dëshmi se Lidhja është e gjallë.” thuhet në postimin e të parit të Prizrenit në facebook, e që ka  të bëjë me këtë aktivitet.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës