PËRFUNDON EDICIONI I 13-të I FESTIVALIT “GËZIMI YNË”

Mbrëmë në Preshevë ka përfunduar festivali i këngës për fëmijë “Gëzimi ynë”. Këtë vit pjesmarrës në festival kanë qenë fëmijë nga i gjith rajoni.


Në shtëpinë e kukturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë për tri ditë rradhazi janë zhvilluar  netët finale të festivalit të këngës për fëmijë “Gëzimi Ynë”, me ç’rast mbrëmë në natën e fundit janë ndarë edhe çmimet për fituesit e këtij festivali.

Tradita e këtij festivali ka vazhduar edhe në edicionin e 13-të, duke u ofruar kënaqesi fëmijëve tanë thuhet kështu në fjalimin e nikoqirit të festivalit, drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, Valon Nuhiu.

Ai ka falemderuar pushtetin lokal të cilën e mbështesin organizimin e kësaj feste ku njëherit ka premtuar se në të ardhmen do të bëhet edhe më tepër për fëmijët që janë ardhmëria e këtijë vendi duke ju krijuar kushte më të mira për zbulimin e talentëve të rinjë.

Në edicionin e 13-të të Festivalit për këngë të fëmijëve anëtarë të jurisë profesionale ishin Faton Halimi, Ilir Latifi dhe Flaka Baliu, ku edhe vlerësuan fëmijët dhe ndanë çmimet.

Fitueset e edicionit të 13-të të festivalit të këngës për fëmijë “Gëzimi Ynë” janë: Keida Gara – fituese e vendit të parë, Belina Emini dhe Diellza Nuhiu janë fituese të vendit të dytë, derisa Alina Abazi, Tringa Sadiku dhe Agnesa Sejdiu ndajnë vendin e tretë. 

Çmimi Special “Gëzimi ynë” iu dha Pranvera Halitit derisa si debutantja më e mirë u vlerësua Amela Selmani. Çmimin e publikut e rrëmbeu Azra Hyseni kurse për interpretimin më të mirë u vlerësua Eriona Zeneli. Vokali më i mirë për këtë edicion u shpall Erda Bajrami dhe çmimi “Hit” iu dha Eliza Jahiut. 

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”