UDHËHEQËSIT E PVD-së UDHËTOJNË PËR GJERMANI, PRITEN NË TAKIM NGA MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME GJERMANE

Kryetar i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare  Gjermani, ku do të zhvillojnë takime të ndara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Gjermanisë.

Pjesë e këtij delegacioni është edhe Ardita Sinani, ish kryetar e Preshevës dhe nënkryetare e Partisë për Veprim Demokratik, njofton LuginaLajm.

Në takimet zyrtare që do t’i zhvillojnë më 24 tetor do të bisedohet kryesisht për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, sikurse edhe për pritjet e krijuara lidhur me vazhdimin eventual të bisedave Kosovë-Serbi.

Në këto takime do të bisedohet edhe për mundësitë dhe nevojën e investimeve të drejtpërdrejta të gjermane në rajonin e Luginës së Preshevës.

Të gjitha takimet do të zhvillohet në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin. /LuginaLajm

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh