Recetë: Supë me brokolli dhe kungull

Receta që kemi përzgjedhë ta ndajmë me ju, është një supë e lehtë për ata që duan pushim nga ushqimet e rënda.

Përbërësit e nevojshëm:

500g spinaq të freskët

200g kunguj

1 patate

1 qepë

4 lugë parmezan

kripë dhe piper

Mënyra e përgatitjes:

Skuqni qepët mbi një temperaturë  të ulët, pastaj shtoni patatet dhe kungullin e prerë në kube të vogla. Pas disa minutash, shtoni spinaqin dhe pak ujë në të, mbulojeni dhe zieji për rreth njëzet minuta në temperaturë të ulët, ose derisa patatet dhe kungujt të jenë plotësisht të buta. Shtoni kripë dhe piper.

Përzieni me një mikser dore dhe shtoni edhe pak ujë në supë nëse është shumë i trashë.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi