U.D.Drejtori i shtëpisë së kulturës i quan “banda kriminale” partitë opozitare në Preshevë

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror facebook. Kujtim Sadriu, ushtruesi i detyrës sëdrejtorit të shtëpisësë kulturës në Preshevë, ka akuzuar rëndë partitë shqiptare në Preshevë.


Ushtruesi i detyrës sëdrejtorit të shtëpisësë kulturës në Preshevë, Kujtim Sadriu, në llogarinë e tij në facebook ka publikuar një shkresë, të cilën e cilëson si letër anonime e dërguar nga partitë opozitare me qëllim shkarkimin etij nga pozita që mban.

Sadriu këtë letër e ka lidhur me Partinë Demokratije Shqiptare, pasi që sipas tij, po synojnë të e shkarkojnë atë nga pozita për të mbajtur zyrete partisë në objektin e këtij institucioni.

Çështja e hapësirave të shtëpisë së kulturës që shfrytëzohen nga Partia Demokratike Shqiptare, është problematikë e vjetër, e diskutuar nga shumë drejtor dhe ushtrues të detyrës së drejtorit të këtij institucioni. Drejtorët e emëruar nga Alternativa për Ndryshim janë ata që janë marrë seriozisht me këtë problem, e që ekziston edhe një proçes gjyqësor mes institucionit dhe partisë në fjalë, e që ka përfunduar në favor të PDSH-së. 

Edhe pse në letrën e publikuar nga vet Sadriu shënon data 24.05.2022, ai e lidh atë me hapin e tij të ndërmarrë më 02 korrik në mënyrë publike ndaj PDSh-së. 

Ai në reagimin e tij nuk kursen asnjë fjalë ndaj partitë opozitare duke i quajtur ato banda kriminal.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të shtruesit të detyrës së drejtorit në shtëpinë e kulturës, të publikuar në facebook:

ÇDO GODITJE E RËNDË NA BËN EDHE MË TË FORTË

Që nga fillimi i emrimit tim u.d drejtor i Shtëpisë së Kulturës tani kanë filluar letrat anonime në vazhdimësi kundër meje edhe atë në instancat më të larta shetërore deri te nënkryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë znj. M. Gojkoviq.

Letrat të cilat janë dërguar nga grupet politike, kriminale dhe uzurpuese me qëllim të largimit tim nga posti që ushtroj.

Për letrat e shkruara që nuk mund të anashkalohet dyshimi që janë dërguar nga Partia për Veprim Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare dhe disa të tjerë dhe të mjerën nga subjekte tjera që vuajn për postin e drejtorit.

Çdo lloj shkrese që ka të bëjë me realitetin për mua nuk më brengos fare, dhe çdo kush që shkruan edhe me emër e mbiemër dhe ka të bëjë me realitetin unë i jap dorën dhe i respektoj ata. Pasi që dëshmonjnë se kan për qëllim mbrojtjen dhe interesin shoqërorë.

Ju nuk i shkruani Gojkoviqit për kryetarët e Juaj që i keni me aktakuza zyrtare, se ju jeni banda kriminale, politike dhe që thirreni në interesa madhore kombëtare dhe punoni kundër kombit në vazhdimësi.

Ju shkruani anonim dhe shpifni, pasi që njihni mirë karakterin tim, nuk e keni guximin të shkruani dhe shpifni në emër e mbiemër, pasi që duhet të hyni nga erdhët në këtë botë.

Nuk do shumë koment për të kuptuar se kush jeni!
-po të doni kulturën nuk do ti uzurponi zyret rinisë preshevare;
-po të doni kulturën dhe kombin nuk do të harrxhoni energji elektrike me qindra mijëra euro;
-po të doni kulturën do të themeloni një shkollë muzike apo baleti!
Por Ju, doni ti uzurponi pronat publike dhe të shkatrroni gjithçka që është me vlerë dhe kulturore. Andaj këtu është problemi që doni të më largoni! Por nuk largohem dot.

Ju them se Nëna më ka lindur edhe pa emër edhe pa poste në këtë botë, dhe nuk vuaj për pozita të drejtorit sikurse vuani ju.

Andaj, ju premtoj se unë do të largohem vet, me dëshirën time, por, do të largohem atëherë kur t’ju ç’rrënjosi edhe Juve nga Shtëpia e Kulturës dhe pronate uzurpuara të ardhmërisë sonë.
Gjithë së bashku do të largohemi nga aty.

Ti që ke shkruar këtë letër me një drejtshkrim të gjuhës serbe je ai kopili që nuk dini se kë e keni për baba! Dhe nëse jeni “zabrinut građanin” shkruaj për uzurpuesit e tokave e objekteve shoqërore o i marrë.

Për fund nuk ju fali për një gjë, se me këto letra po më përdhosni flamurin e shqipes që në fushata mbani në dorë.

P.S keni fillu me u s’tërrpik me Biligrad, do të s’tërpikmi deri në fund.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak