KRZ sot ka shpërndarë mandatet, Kamberi i vetmi zë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Komisioni Republikan Zgjedhor i Republikës së Serbisë sot në përputhje me raportin për rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve parlamentare ka ndarë mandatet për deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Serbisë.


Sipas rezultateve përfundimtare Partia Progresive Serbe fitoi 120 mandate, lista “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” 38 mandate, Partia Socialiste e Serbisë 31 mandate, koalicioni “Shpresa” 15 mandate, koalicioni “Moramo” 13 mandate, koalicioni “Dveri-Poks” 10 mandate, “Zavetnici” 10 mandate, “Partia e Hungarezëve të Vojvodinës” pesë mandate, lista “Muftija Amanet” tre mandate, koalicioni “Të bashkuar për Vojvodinën” dy mandate, “SDA Sanxhak” dy mandate dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” një mandat.

Me këtë vendim hapet rruga për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Serbisë, dhe konfirmohet mandati i Shaip Kamberit si deputet i vetëm shqiptar në këtë legjislacion.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”