Tensionet në Bujanoc: Beogradi s’e do nderimin e komandant Lleshit

Armën e mbante fort në brez, por edhe valles i printe.


Këtë të fundit, Ridvan Qerimi, që mbante nofkën komandant Lleshi, e zotëronte mirë andaj e bënte për të disponuar shokët e luftës, me të cilët ishin bashkë në Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, raporton Klan Kosova.

E tash në paqe, kur këta që i shpëtuan nga forcat serbe po duan ta kujtojnë komandantin në 24 vjetorin e rënies, pikërisht me koncert e homazhe, po tentohet të pengohen nga persona të paidentifikuar deri tashti.

Posteri me fotografinë e tij, që njoftonte për këto aktivitete, u shkatërrua dy herë.

Heren e tretë, nga Trupi Koordinues me seli në Beograd, u kërkua që mos të vendoset hiç, pasi u cilësua provokim për serbët. Por kërkesa nuk u përfill nga kryetari i Bujanocit./KlanKosova

Detajet i gjeni në kronikën në vijim:

Related posts

KKSh publikon rezultatet paraprake të thirrjes për bursa studentore

Këshilltari i Presidencës së Kosovës: Tri provokimeve në Luginë: “Veprime të planifikuara dhe të rrezikshme

Dokument / Shkresa zyrtare e Sinanit dërguar ministrit Daçiq për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan

/