Të shtëna me armë zjarri tek pagesa rrugore në Preshevë, burri plagos gruan e më pas vetëvritet

Foto ilustrim

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, raportohet për të shtëna me armë zjarri në afërsi të pagesës rrugore afër Preshevës.


Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se rreth orës 21:00 janë dëgjuar të shtëna me armë në afërsi të pagesës rrugore të Preshevës në drejtim të Bujanocit, e që dyshohet edhe për të vdekur.

Portali Bujanovaçke ka raportuar se burime policore për këtë portal kanë konfirmuar lajmin, duke treguar se fillimisht një burru ka qëlluar gruan e tij, e cila ka mbetur e plagosur dhe më pas i njëjti ka kryer vetëvrasje. Bujanovaçke jozyrtarisht ka mësuar se gruaja e plagosur është pranuar në spitalin e Vranjës dhe po merr trajtimet e nevojshme.

RTV Aldi ka raportuar se rreth orës 21:30, një burrë i nacionalitetit maedonas (1972) ka qëlluar disa herë në drejtim të një gruaje me kombësi serbe (1994) dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe më pas është vetëvrarë. Gruaja është transferuar në Qendrën Spitalore në Vranjë me lëndime të rënda dhe në rrezik për jetën dhe i është dhënë kujdes mjekësor.

Lajmi në përditësim…

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”