Haziri për Kurtin: I ka përça politikanët në Luginë i ka bo pik e pesë, nga 3 deputetë kanë mbetur me një

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mbrëmjen e djeshme në emsionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se Lugina e Preshevës asnjëherë nuk ka qenë në këtë gjendje politike, dhe për këtë fajin ia la Kurtit.


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë mardhënie më të kqija me vendet fqinje se sa tash tash gjatë kohës së Qeverisë Kurti, derisa komentoi marrëdhëniet momentale me Maqeodninë e Veriut.

Haziri derisa komentoi marrëdhëniet e Kosovës me shtetet fqinje, foli edhe për gjendjen politike në Luginën e Preshevës dhe marrëdhëniet e Qeverisë Kurti me këtë regjion të Serbisë ku jetojnë shqiptarët. 

“Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, jo që i ka përça, por ata njerëz i ka larguar nga referendumi i marsit, duke mos e përmendur më referendumin si vullnet politik” ka thënë mes tjerash Haziri deri sa ka komentuar gjendjen e Luginës së Preshevës. 

Derisa, ka shpjeguar se Qeveria e Kosovës në vitin 2011 ka miratuar rezolutë politike për mbështetjen e popullatës së Luginës deri në realizimin e referendumit. 

“Ardhja e tij (e Kurtit) i ka përça, i ka bë pikë e pesë për një deputet, i ka humbur dy, se me maksimalizimin e votave në Luginë mundë të arrihen tre deputetë, dhe me përçarjen e shkaktuar nga Kurti kanë mbet me një deputet” ka thënë Haziri gjatë analizës rreth Luginës. 

Në vazhdim ju sjellim analizën e plotë të Hazirit në lidhje me pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, gjatë emisionit Click të RTV21.  

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak