Të karantinuarit për 28 ditë nëpër shtëpitë personale nga nesër i rikthehen jetës normale

Në 24 orët e fundit në Serbi, koronavirusi Covid19 ka mërrë jetën edhe gjashtë të tjerë, derisa edhe 250 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar,e që numri i të hospitalizuave ka arritur në 2684 pacientë, 146 prej të cilve janë nën kujdes me frymarje artificiale.


Në pyetjen se çfarë do të ndodh me qytetarët pas 28 ditëve të izolimit në shtëpi, Kisic tha se nëse ata nuk kanë hasur në simptoma të Covid19 gjatë periudhës së vetë-izolimit, ata mund të i kthehen aktiviteteve normale të jetës. Ajo paralajmëroi se duke bërë kështu, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm, që është një apel për të gjithë.

“Nëse presidenti i republikës dhe dikush që drejton një nga shtabet e krizave nuk ka njohuri për këtë lloj informacioni (në lidhje me të infektuarit), atëherë pyetja është se kush e ka atë,” tha Dr. Kisic.

Dr Darija Kisić Tepavçeviq tha se 44 persona të infektuar ishin regjistruar në institucionet e kujdesit shoqëror.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuar nga koronavirusi në Serbi është 80, derisa numri në total i të infektuarve është 3.630.

Nga raporti i fundit deri në ora 15:00, janë testuar 1.913 mostra derisa numri i përgjithshëm i të testuarve deri në ora 15:00 në Republikën e Serbisë është 18312 persona të cilët i plotësuan kriteret për përcaktimin e gjendjes së nevojshme për testim.

Sot, i pari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se gjendja e jashtëzakonshme mund të hiqet në fund të muajit prill, “atëherë kur numri i njerëzve në respirator është zvogëluar”.

Vuçiç tha gjithashtu se si vatra të reja të shpërthimit të pandemisë po shikohen edhe Pançeva dhe Kovini.

Aktualisht është në fuqi ora policore më e gjatë deri më tani në Serbi, i që ka filluar të premten në ora 5 pasdite dhe do të përfundojë të hënën, më 13 prill në ora 5 të mëngjesit.

Ndalimi i lëvizjes vlen për të gjithë territorin e Serbisë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”