TË ENJTEN PRITET LUGINËN TË E VIZITOJNË DY MINISTRAVE TË QEVERISË HOTI

Kohës së fundit Lugina e Preshevës po gëzon vëmendje të veçantë të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.


Pas vizitës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, Lugina e Preshevës pritet të vizitohet nga dy ministrat e Qeverisë Hoti.

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi, dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, tanimë kanë bërë kërkesë në institucionet e Serbisë për të realizuar një vizitë në Luginën e Preshevës.

Sipas informacioneve që PreshevaPRESS ka arritur të sigurojë nga Ministria e Drejtësisë, vizita planifikohet të realizohet ditën e enjte, mirë por ende nuk mundet të konfirmohet pasi që nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje  nga institucionet e Serbisë.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e përfaqësuesve shtetëror të Republikës së Kosovës në Luginë pas një kohe të gjatë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”