Takim midis drejtuesve të Bujanocit dhe Likovës

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe ai i Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, kanë pritur sot drejtuesit e komunës së Likovës nga Maqedonia e Veriut.


Postimi i kryetarit Pajaziti lidhur me takimin:

Bashkërisht me Dritonin, pritëm sot kryetarin e komunës së Likovës (Maqedoni e Veriut), Erkan Arifin me bashkëpunëtorë.

U fokusuam në ecurinë e projekteve të përbashkëta të cilat janë në realizim e sipër por edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme duke i shfrytëzuar resurset e të dyja palëve.

Duke i parë nevojat e qytetarëve të të dyja komunave u pajtuam se me interes të veçantë është apkimimi në fondet e Bashkimit Evropian, sidomos ato për bashkëpunim ndërkufitar.

Poashtu, theksuam edhe bashkëpunimin me resurset njerëzore, si në sport, kulturë, arsim, etj.

U dakorduam që në sferën e koperimit të inkuadrojmë edhe komuna tjera, në mënyrë që të jemi sa më reprezentativ para niveleve kombëtare, qeveritare dhe atyre ndërkombëtare.

Related posts

Humbi punën në Bujanoc për shkak se perkrahu publikisht studentët dhe protestat në Beograd

Pajaziti: Gjykata po na detyron të paguajë mbi 13 milionë dinarë për shkak të keqqeverisjes së mëparshme

Foto / Bora e parë vështirëson qarkullimin në rrugën Preshevë–Gjilan