Për të tretën herë në rradhë është sulmuar zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Ka qenë Lirona Zuka, udhëheqja e zyres së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, që ka publikuar lajmin për këtë ngjarje.
Ajo shkruan se edhe pas adresimit të problemit të ngjashëm për dy herat e mëparshme, sërish nuk janë marrë masa nga organet e rendit dhe pret që të veprohet sa më parë.
Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të publikuar në facebook:
Prap, per te 3 here me radhe qe po provohet demolimi e demtimi i zyres se Keshillit Kombetar Shqiptar ne Medvegje!
Gjate dites se sotme, eshte verejtur prap, kesaj radhe ne tentimin per grisjen e mbishkrimit e logos se KKSH, demolimi dhe demtimi i zyres se KKSH ne Medvegje.
Javen e kaluar kemi njoftuar rastin pothuajse te njejte ne polici, kurse jave me pare eshte provuar demtimi i deres dhe hapja me dhune e zyres se KKSH.
Si e angazhuar e kesaj zyre ne Medvegje shpreh shqetesimet se keto akte nuk i kontribuojne bashkejeteses ne kete komune.
Duke shpresuar qe te tilla veprime nuk jane te nxitura politikisht dhe nuk kane per qellim frikesimin e komunitetit shqiptar ne Medvegje, presim nga organet e rendit dhe sigurise te merren me seriozisht me rastin ne fjale, qe si i tille mos te perseritet.
Gjithashtu gjate dites kemi njoftuar edhe Organizaten per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE) lidhur me rastin.
Provokimet dhe incidentet ne Medvegje ne asnje menyre nuk i sherbejne situates ne rajon, dhe si te tilla, duhet te denohen nga te gjithe akteret e kesaj komune edhe ashtu me probleme te medha ekonomike e sociale!
Këshilli Kombëtar Shqiptar