Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ishin, do të jenë dhe do të mbeten pjesë integrale e Serbisë. Në disa raste, kam folur për këtë, dhe mendimi që shtroj unë, bazohet në qëndrimin unik të autoriteteve shtetërore dhe bindjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.
Në disa raste, kam folur për këtë, dhe mendimi që shtroj unë, bazohet në qëndrimin unik të autoriteteve shtetërore dhe bindjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.
Kështu, Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për këto tri komuna, komenton mbi kërkesat reja të cilat ai i quan “provokimet e reja” lidhur me aneksimin e Luginës së Preshevës në Kosovë. Madje, duke komentuar mbi organizimin “Ditët e Komandant Leshit” në Bujanoc, kushtuar njërit prej udhëheqësve të UÇPMB-së, Stankoviq shkon edhe më larg duke e quajtur “udhëheqës i terroristëve të UÇPMB-së”.
“Nëse autoritetet kompetente shtetërore vlerësojnë se ka shkelje të ligjit përmes organizimit të “Ditëve të Komandant Lleshit” në Bujanoc, organet shtetërore do ta adresojnë dhe ndjekin përmes procedurave ligjore në fuqi. Është e vërtetë që ekziston një mospërputhje mes deklaratave të udhëheqësve të caktuar shqiptarë dhe respektimit të ligjeve në Serbisë” thuhet në deklaratën e Stankoviq për Veçernje Novosti.
Kryetari i Trupit Koordinues për këto tri komuna thekson se liderët shqiptarë lokalë i respektojnë ligjet e Serbisë në punën e tyre të përditshme dhe punojnë për të mirën e qytetarëve që jetojnë në këto tri komuna. Ai gjithashtu thot se Kryeministri dhe Presidenti i Shqipërisë i kanë urdhëruar udhëheqësit shqiptar që të adresojnë dhe punojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre në bashkëpunim me institucionet e Republikës së Serbisë përmes ligjeve në fuqi.