Studentët në Shqipëri sërish në protesta, shtohen edhe kërkesat

Tre muaj nga protestat e mëdha, studentet do të kthehen sërish në rrugë për të protestuar.

Ata pretendojnë se tetë kërkesat e tyre të para disa muajve nuk janë plotësuar ose me to është bërë show.

Por pas mbledhjes se këshillave studentore në Korçë, te rinjtë kanë vendosur të shtojnë edhe pika të tjera.

Anëtarët e Këshillit Studentor në çdo Universitet kanë hartuar pika të ndryshme të cilat do t’ia paraqesin qeverise ne protestën e te mërkurës.

Studentet janë mbledhur në orën 12:00 para Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë zv/ministri Arsimit Redi Shtino thotë për Vizion Plus se qeveria është duke i plotësuar të gjithë kërkesat e studenteve ndaj edhe paralajmërimi i tyre për protesta është i pakuptimtë.

Related posts

Vuçiç paralajmëroi se vaksina kundër kancerit mund të jetë e disponueshme në Serbi deri në fund të vitit të ardhshëm

Zgjedhjet Lokale në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja e votuesve, 9.3 për qind

Vetura godet këmbësorin në Gjilan