SOT MBAHET MBLEDHJA E SHTABIT REPUBLIKAN TË KRIZAVE

Shtabi republikan për luftën kundër pandemisë Covi19, do të mblidhet sot në orën 08:00, për të diskutuar rreth gjendjes epidemiologjike në Serbi.


Situata epidemiologjike në Serbi është shqetësuese, tha mbrëmë sekretari krahinor për shëndetësi dhe anëtar i Shtabit të Krizave të Qeverisë së Serbisë për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19, Zoran Gojkoviq.

Sipas raportimit të mediave nga Beogradi, bë këtë takim do të bisedohet për shtrëngimin e masave me theks të veçantë në shkollat fillore dhe të mesme, derisa do të diskutohet shkurtimi i orarit të punës për bizneset në fushën e gastronomisë dhe qendrat tregtare bë vendet me numrin e madh të infektimeve.

Virusologja Tanja Jovanoviq ka thënë se anëtarët e pjesës së shëndetësisë në shtabit republikan të krizave në takimin e sotshëm do të kërkojë shtrëngimin e masave kundër shpërndaljes së pandemisë.

Gojković ka thënë se në Serbi deri më tani 1,3 milion qytetarë kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër Covid19, derisa 472.000 qytetarë kanë pranuar dozën e dytë.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën