Unioni Demokratik Shqiptar konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të parakohshme, që do të mbahen më 28 mars.
Pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme, partia politike Unioni Demokratik Shqiptar, ka dorëzuar listën zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale në Preshevë që do të mbahen më 28 mars.
Lista e UDSH-së që përbëhet prej 13 kandidatëve për këshilltar komunal, e të cilve i prin Naser Aziri, është certifikuar me numrin 5 për zgjedhjet lokale të parakohshme për Komunën e Preshevës që mbahen më 28 mars.
Këta janë emrat e kandidatëve për këshilltarë komunal dhe renditja e tyre në listën e UDSH-së:
- Naser Aziri
- Zeqirja Destani
- Aurita Arifi
- Zejush Abazi
- Kimete Bektashi
- Alifet Nuredini
- Suada Aliu
- Bejtulla Imeri
- Arjeta Halili
- Fitim Demiri
- Blerim Mehmeti
- Doruntina Ramadani
- Aliriza Kadriu