Në komunë të Preshevës gjithçka mund të ndodh. Skandali i ditës së sotme është se administratës komunale  në Preshevë i’u është ndërprerë energjia elektrike.

Sipas burime të PreshevaPRESS, energjia elektrike është ndërprerë sot në mengjes për shkak të mos pagesës apo obligimeve që ka Komuna e Preshevës ndaj EPS, e kjo e fundit është detyruar që të bëjë çkyqjen e energjisë elektrike.

Në oborin e komunës shihen edhe punëtorët e administratës duke qëndruar pasi që çkyqja e energjisë elektike i’a ka pamundësuar vazhdimin e punës ku qytetarëve i’a pamundëson kryerjen e shërbimeve të tyre.

Mësohet se obligimi i Komunës së Preshevës ndaj EPS është 2.240.080,00 din, ndërsa vërejtja e fundit që ju ka dërguar komunës është 1.380.000,00 din.

Ndërsa komuna e Preshevës pagesën e fundit e ka kryer në janar të këtij viti me vlerë prej 5.400.000,00 din.