Ubisoft mahnit në panairin e video-lojërave. Një “GTA” në Londër?

“Ubisoft” është një nga kompanitë më të mëdha të video-lojërave në botë. Edhe pse tregun e lojërave me “botë të hapur” e ka fituar prej kohësh kompania “Rockstar”, me “Grand Theft Auto”, Ubisoft ka vite që kontribuon fuqishëm në këtë fushë, me lojëra si “Assassin Creed”, “Far Cry”, etj. Por sfida e tyre më e drejtpërdrejtë ndaj “Grand Theft Auto-s” ka qenë Watch Dogs.

Los Anxhelesi real dhe ai në lojë (GTA V) mezi dallohen nga njëri-tjetri nëpër foto

Lojërat me “botë të hapur” zhvillohen në qytete të ndërtuara sipas atyre origjinalëve, ku lojtari mund të lëvizë lirshëm e të ndihet si të ishte në një qytet të vërtetë. GTA ka ndërtuar modele të Los Anxhelosit dhe Nju Jorkut në dy lojërat e fundit, ndërsa Ubisoft është përgjigjur me dy qytete të tjera amerikane, Çikago (Watch Dogs) dhe San Françisko (Watch Dogs 2).

Çikago, Watch Dogs

Por askush deri më sot nuk kishte bërë lojëra të tilla në një qytet europian. Ubisoft po e ndryshon këtë, duke sjellë “Watch Dogs Legions”, serinë e tretë, që zhvillohet në Londër.

Ndryshe nga GTA, ku personazhet kryesorë janë kriminelë që bëjnë karrierë duke vrarë rivalët, heronjtë e Watchdogs janë hakera që luftojnë për kauza të drejta. Por versioni i Londrës që ka sjellë “Watch Dogs Legion” duket se shkon përtej, pasi ngjarjet zhvillohen në një Londër të së ardhmes, ku robotët vrasës dhe dronët janë pjesë e një përditshmërie plot kaos, vrasje dhe dhunë, gjë që mund ta bëjë lojën edhe më interesante se të tjerat.

Londër, Watch Dogs Legions

Ubisoft ka marrë lëvdata edhe nga akademikët dhe shkencëtarët për botët e hapura që krijon në lojërat e “Assassin Creed”, ku janë ndërtuar qytete të lashta botërore me saktësi historike. Lojtari mund të shëtitë në qytetet e lashta të Jerusalemit, Egjiptit, Greqisë, Italisë, Francës, Turqisë, etj.

Katedralja e Notre Dame, “Assassin Creed Unity”

Ndërtesat janë aq identike me të vërtetat, sa kur u dogj katedralja e Notre Dame, Ubisoft e ofroi lojën falas për të gjithë që ta përjetonin sërish. Ndërsa për Egjiptin, Ubisoft ofroi një version 5 euro-sh ët lojës, ku vetëm mund ta shëtisje Egjiptin e Lashtë si një vizitor, pa kryer misionet e lojës.

Më poshtë keni foto të lojës më të fundit, Watch Dogs Legions, dhe nga qytetet që Ubisoft ka paraqitur me “Assassin’s Creed”.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif