SINANI I PËRGJIGJET PUBLIKISHT LETRËS QË ARIFI KISHTE DËRGUAR FSHEHURAZI

????????????????????????????????????

Kryetari i Preshevës si kryetar i APN-së, z.Shqiprim Arifi i kishte dërguar letër kryetares së PVD-së në Preshevë, znj.Sinani fshehurazi duke mos e publikuar për publikun më 02.10.2019.


Përmes kësaj letre Arifi duket se ka pranuar fajin për gjuhën e përdorur gjatë seancës së fundit të kuvendit Komunal e që çoi deri në eskalim të situatës. Këtë letër për publikun e ka bë të njohur kryetarja e PVD-së për Preshevë, znj.Ardita Sinani e cila në përgjigjen e saj publike ka publikuar edhe letrën e dërguar nga Shqiprim Arifi.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, Në vazhdim po i publikoj ftesën e Shqiprim Arifit për takim konsultativ pas ngjarjeve në seancën e fundit dhe përgjigjen time ndaj kësaj letre.” ka shkruar znj.Sinani në postimin e saj përmes të cilit njëkohësisht edhe i ka kthyer përgjigje të parit të Preshevës, z.Arifi.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin