Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Në amfiteatrin e fakultetit ekonomik në Bujanoc, sot është zhvilluar një takim midis bizneseve private, drejtuesve të Komunës së Bujanocit dhe Preshevës, Ministrisê së Tregtisë, Trupit Kordinues dhe Odave Ekonomike për rajonin e Pçinjës dhe Jabllanicës.


Në këtë takim përveç Pajazitit, prezent ka qenë edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, lidhur me takimin është shprehur në Facebook:

Sot patëm rastin t’i dëgjojmë nevojat e afaristëve dhe ndërmarrësve tanë si dhe mundësitë për t’i mbështur ata, sidomos përmes fondeve shtetërore.

Në këtë drejtim, isha pjesë e panelit me Ministrin për tregti të brendshme dhe të jashtme, Tomisllav Momiroviq, u.d.të drejtorit të Trupit Kordinues, Nenad Mitroviq dhe kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. 

Me ne sot ishin edhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike për rajonin e Pçinjës dhe atij të Jabllanicës.

Në fjalim tim theksova domosdoshmërinë e mbështetjes nga nivelet qendrore të pushtetit për punëdhënësit tanë në sektorin privat.

U fokusova në ndarje proporcionale të fondeve ekzistuese por edhe për fonde shtesë për rajonin tonë, i cili njihet si më i pazhvilluari në nivel shteti.

U angazhova edhe për ngritje të kapaciteteve humane, në mënyrë që aplikimet të jenë sa të qasshme për të gjitha shtresat e bizneseve tona.

Si konkludim potencova se pa këto parime, rajoni ynë do të mbetet edhe më tej i lënë pas dore edhe përkundër rëndësisë gjeografike që ka.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”