SINANI DEMASKON GËNJESHTRAT E SHQIPRIM ARIFIT PËR HAPJEN E KUFIRIT

Partia për Veprim në vazhdën e aktiviteteve për siç e quan ajo “demaskimin e mashtrimeve me premtimet parazgjedhore të Shqiprim Arifit”, nëpërmjet nënkryetares së PVD-së Ardita Sinani sot doli në konferencë për media.


PVD sipas zonjës Sinani zgjodhi ditën e sotme, pra 1 korrikun, për konferencë të jashtëzakonshme pikërisht sepse kjo ishte data që i pari i komunës e dha si datë definitive për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan.

Sipas Ardita Sinanit dhe PVD – së edhe më e turpshme ishte përfshirja e ambasadorëve të huaj në Beograd, të cilët Shqiprim Arifi i paraqiti si garantues të zotimit falso të tij se dita e sotme është data definitive kur ky kalim kufitar do të jetë i hapur.

Nënkryetarja e PVD-së në këtë konferencë theksoi se kjo konferencë nuk shfaq gëzimin e PVD-së që ky vendkalim i domosdoshëm për qytetarët e komunës së Preshevës nuk po hapet, por qëllimi i saj është që të shpërfaq lojën me ndjenjat e qytetarëve të Preshevës nga ana e Shqiprim Arifit.

Vlen të theksohet se kryetari aktual i komunës në shumë raste kishte dhënë premtime dhe data të ndryshme për hapjen e kufirit, por sipas tij dita e sotme ishte afati i fundit.

Sipas znj. Sinani Forumi Rinor i PVD-së gjatë ditës do të zhvillojë aktivitete rrugore që temë kryesore ka pikërisht temën e premtimit për hapjen e kufirit.

Sipas burimeve brenda PVD-së, pas temës për çështjen e Gjykatës dhe çështjen e kufirit do të jenë edhe shumë tema tjera për të cilat Shqiprim Arifi kishte dhënë premtime.

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/