PVD DO TË MBAJË KONFERENCË TË JASHTËZAKONSHME PËR MEDIA

Partia për Veprim Demokratik ka paralajmëruar konferencë për media sot në ora 12:00.


Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Partia për Veprim Demokratik ka paralajmëruar konferencë për media, e cila do të mbahet në zyren qendrore të PVD-së në Preshevë, me fillim në ora 12:00.

PreshevaPRESS ka kontaktuar me zyret e PVD-së në Preshevë dhe ka kuptuar se konferenca për media ka të bëjë me çështjen e hapjes së vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan dhe mosrealizimin e premtimit të Shqiprim Arifit.

Në këtë konferencë mediave do të i drejtohet nënkryetarja e PVD-së për Preshevë, znj.Ardita Sinani.

Related posts

Preshevë vazhdon të mbetet në fund të listës me pagat më të ulëta në rrethin e Pçinjës

Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Serbi

Sinani nënshkruan kontratën për ndërtimin e parkut modern