SHQIPTARËT NUK PËRFAQËSOHEN NË QEVERISJEN E RE TË MEDVEGJËS

Në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e kaluara lokale, në Komunën e Medvegjës dje është mbajtur mbledhja konstituive në të cilën janë emruar ekzekutivi dhe legjislativi i kësaj komune që do të udhëheqin në mandatin e ardhshëm 4 vjeçarë.

 

Për dallim nga përbërjet e mëparshme shqiptarët në këtë komunë pas 17 viteve mbesin pa asnjë përfaqësues në postet udhëheqëse dhe jasht koalicionit qeverisës.

Vlenë të theksohet se për dallim me përbërjen e kaluar kur shqiptarët kishin gjithsej 8 mandate, nga rezultatet e dala në zgjedhjet e fundit lokale shqiptarët arritën të marrin jo më shumë se tre mandate në Asamblenë Komunale të cilët do të jenë opozitë në Kuvendin Komunal të Medvegjës.

Në përbërjen e kaluar shqiptarët kanë qenë pjes e koalicionit qeverisës, si dhe të përfshirë në strukturat komunale, duke gëzuar postet, një  ndihmës kryetar të Komunës, 2 antarë të Këshillit Komunal dhe një zëvendës Kryetarë të Kuvendit, derisa me përbërjen e re, nga sot shqiptarët e Komunës së Medvegjës nuk do ta gëzojnë asnjë nga këto poste.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar Partia për Veprim Demokratik duke i ftuar Ambasadat Perëndimore që të përfshihen në këtë çështje, derisa partitë tjera politike shqiptare kanë zgjedhur heshtjen në lidhje me këtë vendim i cili nuk përfshinë shqiptarët në qeverisje lokale për herë të parë pas 17 viteve.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh