Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi SHBA ndëshkoi Kosovën me përjashtimin në trajnimin ushtarak “Defender 23”.
Arifi, me anë të një video të shpërndarë në ‘Facebook’ ka thënë se me SHBA-në nuk ka lojë, teksa ka ftuar Qeverinë e Kosovës të ruajë marrëdhëniet me Amerikën, shkruan Gazeta Insajderi.
“Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai.
“Ftojmë Qeverinë e Kosovës që me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me miqtë tanë ndërkombëtarë. Me Amerikë s’ka lojë!”, ka shkruar Arifi në facebook.
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Arifit në facebook:
Dënojmë ashpër dhunën nga banda të komunitetit serb të organizuara nga Beogradi në Veriun e Kosovës, ndaj gazetarëve, personave dhe institucioneve publike, si dhe pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it.
Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ftojmë Qeverinë e Kosovës që me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me miqtë tanë ndërkombëtarë.
Me Amerikë nuk ka lojë!