Siç ka mësuar PreshevaPRESS, Republika e Shqipërisë është duke planifikuar ndihmë financiare për tri komunat e Luginën e Preshevës, atë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Gjatë ditëve në vijim Qeveria e Shqipërisë do të komunikojë me kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit, si dhe me përfaqësuesit shqiptarë të Medvegjës.
Ky paralajmërim vie pas ndarjes së ndihmës financiare me vlerë prej 500,000.00 euro nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës, si përkrahje për të luftuar pasojat e shkaktuara nga situata me pandeminë.
Qeveria e Shqipërisë, për dallim nga ajo e Kosovës, ndihmë financiare që do ta ndajë për Luginën pritet të e kalojë përmes Këshilit Kombëtar Shqiptar me qëllim të anashkalimit të problemeve të mundshme me Komunën e Medvegjës.