Ministri i Jashtëm në detyrë i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj, në llogarinë e tij në Facebook bëri të ditur lajmin e madh për Luginasit.
Shum shpejt Qeveria e Shqipërisë do nisë financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ky është postimi i plote i ministrit Cakaj:
Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti.