Paralajmërohet takim i ri Trump-Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump në kuadër të samitit të G20-ës në fund të qershorit në Japoni, njoftoi drejtori i komunikimit të presidencës së Turqisë.


“Erdogani dhe Trump e morën këtë vendim gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot”, tha në “Twitter”, Fahrettin Altun.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere konfirmoi këtë bisedë dhe tha se dy liderët biseduan për një seri çështjesh dypalëshe.

Samiti i G20-ës pritet të mbahet më 28 dhe 29 qershor në Osaka, Japoni.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?