SHPALLEN ZGJEDHJET E PARAKOHSHME LOKALE NË PRESHEVË

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq, njoftoi se ka shpallur zgjedhjet lokale në Preshevë, Zajeçar dhe Kosjeriq. Zgjedhjet e parakohshme lokale në këto komuna do të mbahen më 28 Mars.


Daçiq tha se zgjedhjet e rregullta lokale po mbahen në Zajeçar dhe Kosjeric, ndërsa në Preshevë, qytetarët do të zgjedhin këshilltarët pasi aty ka një organ të përkohshëm.

Ai u uroi pjesëmarrësve në zgjedhje që procesi zgjedhor të zhvillohej në një atmosferë demokratike dhe të drejtë, dhe që rezultatet e zgjedhjeve të konfirmonin mendimin e qytetarëve për përfaqësuesit politikë.

Ai shtoi se aktivitetet zgjedhore në ato vetëqeverisje lokale fillojnë në ditën kur vendimi për shpalljen e zgjedhjeve publikohet në Gazetën Zyrtare.

Related posts

Sinani priti në takim një delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Ragmi Mustafa pjesmarrës në shënimin e ditës së komunës së Ulqinit

Shqipëria përkrah financiarisht 3 projekte në Luginë

/