Shkëmbim Veliu nga PVD: Pushteti i APN-së po realizon të gjitha prokurimet publike përmes të njëjtës kompanip

Ish këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin e Komunës së Preshevës, Shkëmbim Veliu, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, ka akuzuar Komunën e Preshevës të udhëhequr nga APN, se përmes të njëjtit biznes po realizon projektet në fusha të ndryshme.


Kësaj rradhe, Veliu ka publikuar kontratën e lidhur mes Komunës së Preshevës dhe një biznesi, për të kryer punimet tek ish tregu i gjebërt, projekt përmes të cilit synohet të ndërtohet objekti dhe krijohen kushtet për tregun ditor.

Përmes postimit të tij, Veliu përveç që ka akuzuar se të gjitha punimet e projekteve të financuara nga Komuna e Preshevës po kryhen përmes të njëjtës kompani, ai ka treguar se afati për përfundimin e punimeve të parapara me kontratën për ndërtimin e objektit të tregut ditor ka përfunduar moti.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Shkembim Veliut të publikuar në llogarin e tij në rrjetin shoqëror facebook: 

Tenderomania e pushtetit me Tregun ditor

Projekti i Komunës së Preshevës për ndërtimin e objektit tek Tregu ditor, i filluar me 22.11.2022, ende as nuk po ngjan që është në përfundim.

Projekt i cili në bazë të kontratës kap koston e 9.749.412 dinar apo 83.328 Euro.

Punëkryes – kompania që e ka fituar projektin e stadiumit, më herët ndriçimin publik…më herët policët e shtrirë…më herët shenjëzimin horizontal…etj, etj, etj.

Nëse keni dëgjuar për “zyrën për gjithçka”, Komuna e Preshevës ka “kompani për gjithçka”!

Në kontratë thuhet se punëkryesi obligohet që projektin ta përfundoj në afat prej 90 ditësh.

Marrë parasysh se ka filluar më 22 nëntor 2022, afati prej 90 ditësh kaherë ka kaluar.

Në dhjetor të vitit 2022, Komuna e Preshevës ka nënshkruar Aneks Kontratë me vlerë prej 1.436.788 dinar apo 12.230 Euro.

Punëkryesi…dihet – “kompania për gjithçka”!

Pra, në total ky projekt kap koston e 11.188.200 dinarëve apo 95.558 Euro.

E gjendja tek Tregu ditor…është shndërruar vendi në WC publike për qent endacak.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”