Parashikimi i motit për të martën

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku priten edhe reshje lokale bore gjatë orëve të mëngjesit, kryesisht në sasi të pakta.


Pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat më të pakta do të jenë në Rrafshin e Kosovës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-44 km/h.

Temperaturat pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 4°C.

Related posts

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike