Sot shënohet dymbëdhjetë vite nga dita e largimit të lapidarit të UÇPMB-së, i vendosur para objektit të Komunës së Preshevës, në shenjë mirënjohjeje dhe falemnderimi për ushtarët e rënë në luftën e UÇPMB-së.
Për të shënuar këtë përvjetor, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e shoqëruar nga zëvendësi i saj, Ragmi Mustafa, kanë vendosur lule në vendin ku ishte i vendosur lapidari.
“Mëngjesin e hershëm të 20 janarit, sot 12 vite qytetarët u terrorizuan nga prania enorme e forcave të xhandarmerisë serbe.” ka shkruar Sinani në faqen e sajë në Facebook.
Sinani e Mustafa gjatë këtij aktiviteti janë shoqëruar nga udhëheqësit dhe përfaqësues të Kuvendit të Komunës së Preshevës.
Përveç përfaqësuesve të Komunës së Preshevës, ditën e sotme e shënuan edhe përfaqësues të OVLUÇPMB-së, dhe përfaqësues të tjerë institucional të Luginës së Preshevës.
Lapidari i vendosur para objektit të Komunës së Preshevës, në shenjë mirënjohjeje ndaj të rënëve të UÇPMB-së, është larguar 12 vite më parë nga Xhandarmëria, forcat speciale policore të Serbisë, dhe nga ajo ditë nuk dihet se ku ndodhet.