SHAIP KAMBERI KANDIDATI I PARË PËR DEPUTET NË LISTËN SHQIPTARE PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Partia për Veprim Demokratik përmes një njoftimi në fb ka nominuar kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi, për kandidatin e parë në listën e përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 26 prill. 


Listës së përbashkët të partive shqiptare për zgjedhjet parlamentare, Alternativa Demokratike Shqiptare, do të i prijë kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, thuhet në njoftimin e PVD-së, komunikatë e publikuar pas mbledhjes së kryesisë qëndrore të këtij subjekti politik.

Përveç Kamberit, në listën e përbashkët të partive shqiptare të Luginës për zgjedhjet parlamentare, si kandidate për deputete do të jetë edhe mësuesja nga Presheva, Edita Asllani, thuhet në këtë njoftim.

Edhe pse kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, gjatë një interviste në një emision të RTV Aldit në Preshevë ka thënë se PVD do të kandidojë për deputet edhe një përfaqësues të kësaj partie nga Medvegja, duket se kjo parti ka ndryshuar strategjinë duke targetuar votuesit e sajë në Preshevë dhe Bujanoc përmes kandidatëve vetëm nga këto dy komuna.

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën